RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Goditet për vdekje një këmbësor në Bresje

goditet-per-vdekje-nje-kembesor-ne-bresje

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një makinë në rrugën Prishtinë-Pejë(Bresje).

Lajmi për teve1.info është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët treguan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar stafi kompetent i QMF.

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës”, thuhet në përgjigje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante.

Related posts

Udhëheqësi i hebrenjve ultra-ortodoksë thirrje studentëve Yeshiva “të mos shërbejnë në ushtri”

Muhamet Ramadani

Spanja thërret të ngarkuarin me punë izraelit për trajtimin “monstruoz” ndaj aktivistëve të flotiljes humanitare

Kushtrim Guraj

Para të përgjakura: hija izraelite mbi makinën vrasëse të El Mencho-s

Kushtrim Guraj