RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Bastisja në ndërtesën e Gjysmëhënës së Kuqe në Khan Younis nga Izraeli është krim lufte

hamasi:-bastisja-ne-ndertesen-e-gjysmehenes-se-kuqe-ne-khan-younis-nga-izraeli-eshte-krim-lufte

Hamasi e përshkroi sulmin e ushtrisë izraelite në ndërtesën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe spitalin “Amal” në Khan Younis të Rripit të Gazës si një krim lufte, transmeton Anadolu.

Lidhur me këtë çështje është bërë një deklaratë me shkrim nga Hamasi.

Në deklaratë paralajmërohet se ushtarët izraelitë do të kryejnë masakër të re pasi bastisën me armë të rënda ndërtesën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe spitalin “Amal” në Khan Younis dhe theksohet se “bastisja është një krim lufte i shtuar në masakrat dhe shkeljet e kryera nga Izraeli kundër palestinezëve në Rripin e Gazës”.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze kishte njoftuar se forcat izraelite bastisën selinë e tyre në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe spitalin “Amal” ndërsa punonjësve në të dy vendet dhe njerëzve që ishin strehuar atje iu kërkua të evakuonin vendet.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze më vonë njoftoi se tendat e refugjatëve në selinë e saj në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës u dogjën pas bastisjes nga ushtarët izraelitë.

Related posts

Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

admin6

Nuk duan t’i bashkohen ushtrisë dhe tentojnë të largohen nga vendi, mbi 30 ukrainas kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin

admin

Ministri izraelit: Janë përgatitur “procedurat e nevojshme” për mbylljen e televizionit Al Jazeera

rezart morina