RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 46 persona humbën jetën nga zjarret në Kili

te-pakten-46-persona-humben-jeten-nga-zjarret-ne-kili

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Kilin qendror dhe jugor, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, njoftuan autoritetet lokale, raporton Anadolu.

Zjarre të shumta shpërthyen në qytetet bregdetare të vendit të Amerikës së Jugut, Valparaiso dhe Vina del Mar.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri shkatërroi më shumë se 1.000 shtëpi.

Presidenti kilian Gabrijel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne kemi drejtuar të gjitha ekipet tona në zonat qendrore dhe jugore të vendit për të ndërhyrë në zjarre”, tha ai në rrjetin social X.

Zjarri u përhap shpejt në qytetet Concon, Quintero dhe Maitencillo.

Në zjarret pyjore që shpërthyen në shkurt të vitit të kaluar në Kili humbën jetën 13 persona.

Related posts

Vetëtima dyshohet se mbyti një 26-vjeçar në Suharekë, Policia jep detaje

Hevzi

Nagavci: Osmanit i ofruam nënshkrimet por refuzoi, japim nënshkrimet edhe për partitë tjera

Hevzi

Sot protestohet kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike

Muhamet Ramadani