RTV AHIRETI
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup

kryeministri-kurti-vizitoi-ambasaden-e-republikes-se-kosoves-ne-shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, transmeton Anadolu.

Këtë vizitë në ambasadën kosovare, Kurti e ka zhvilluar pas një takimi rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Aty kryeministri Kurti u prit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, nga i cili u njoftua mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Related posts

Ushtari izraelit djeg Kuranin në Gaza

admin

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

admin

Punëtorët e Amazon organizojnë protesta

admin