RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Theret me thikë një person në Deçan, i dyshuari në arrati

theret-me-thike-nje-person-ne-decan,-i-dyshuari-ne-arrati

Një person është therë mbrëmë me thikë në një lokal në Deçan.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërkohë i dyshuari i rastit ndodhet në kërkim policor.

Në raportin ditor është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një zënke verbale në mes të dy të dyshuarve.

Mosmarrëveshja mes tyre ka kaluar në kacafytje e më pas edhe me sulm fizik.

Policia e Kosovës këtë rast e ka iniciuar si “Tentim vrasje”, ndërkohë që ende është në procedura hetimore.

“Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim

Related posts

SHBA fillon sulmet në Irak dhe Siri në kundërpërgjigje të sulmit ndaj bazës së saj

rezart morina

Pakistan, 5 milionë njerëz në zonat e përmbytjeve në rrezik të epidemisë

admin

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

admin