Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se qëndrimi i këtij shteti ndaj pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.
Ajo këto komente i ka bërë në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek.
Mitsotakis, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendëve e stabilitet në rajon.
“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e muajve të fundit”, tha ai.
Kosova këtë të shtunë shënon 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia. E përveç Serbisë, Kosova nuk është njohur ende nga pesë vendet e BE-së, Greqia, Spanja, Qipro, Sllovakia dhe Rumania.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga marrja e mandatit ka zhvilluar disa vizita në Greqi, duke thënë se raportet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe mos përjashtuar njohjen nga ky vend.
Vizita në Kosovës ka pasur edhe të zyrtarëve grek, përfshirë edhe ish-ministrin e Jashtëm.