RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier e thotë qartë: Jemi të shqetësuar, vendimi për dinarin ka prekur partneritetin ShBA-Kosovë

hovenier-e-thote-qarte:-jemi-te-shqetesuar,-vendimi-per-dinarin-ka-prekur-partneritetin-shba-kosove

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier tha se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e trajton ShBA-në si partner, kjo e vë në pikëpyetje partneritetin e SHBA-së me këtë qeveri, raporton teve1.info

Hovenier këto komente i bëri gjatë një konference të jashtëzakonshme para zyrave të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ku tha se kjo e ka prekur cilësinë e partneritetit midis dy shteteve.

“SHBA-ja ka kërkuar partneritet nga Qeveria e Kosovës, ka shprehur keqardhje që qeveria Kurti nuk ka qenë e përgjegjshme ndaj kërkesave tona dhe ka bërë të qartë që nëse kryeministri Kurti, nuk na trajton neve si partner. Kjo vë në pikëpyetje nëse mund të jemi ne partner ndaj kësaj qeverie. Unë jam i brengosur që ka deklarata publike të cilat sugjerojnë që partneriteti SHBA-Kosovë mund të mos preket apo nuk është prekur nga kjo situatë, duhet të je shumë i qartë, kjo nuk është e vërtetë, thjesht nuk është kështu. Sepse siç e ka thënë zv.ndihmës sekretari O’Brian, kjo situatë ka prekur cilësinë e partneritetit midis dy qeverive tona. Pra cdo sugjerim në të kundërtën e kësaj shpreh keqkuptim apo keqshprehje ndaj çështjes dhe zgjidhjes që i përgjigjet kërkesave dhe brengave tona dhe sidomos në një mënyrë që të ofrohet mbështetje për komunitetet e cenueshme në Kosovë”, tha Hovenier.

Related posts

“Gaza do të ndjekë ndërgjegjen e botës shumë kohë”

rezart morina

Gjermani – Parlamenti miraton buxhetin e mbrojtjes prej 13 miliardë euro

admin

Hoxha: Situata në veri e brishtë, me mundësi tensionimi

rezart morina