RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Të gjithë të dyshuarit për sulmin e Banjskës, në sistemin e Interpolit

svecla:-te-gjithe-te-dyshuarit-per-sulmin-e-banjskes,-ne-sistemin-e-interpolit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë insertuar në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit.

Ai e ka cilësuar hap të rëndësishëm këtë veprim.

“Si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, ka shkruar ai në Facebook të premten në mbrëmje.

Related posts

Zgjedhje në Gjermani/ Partia e kancelarit Scholz kërkon të ndalë ekstremistët e djathtë në Brandenburg

admin

Presidenti francez refuzon të emërojë qeverinë e re para Lojërave Olimpike, Macron: Do të krijonte parregullsi

admin

Francë, 5 persona humbin jetën si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga reshjet e borës

RTI