RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“16 vjet republikë”, Begaj: Kosova e pavarur, faktor i rëndësishëm për sigurinë e rajonit

“16-vjet-republike”,-begaj:-kosova-e-pavarur,-faktor-i-rendesishem-per-sigurine-e-rajonit

Presidenti Bajram Begaj ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti shkruan se Kosova është një faktor suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut dhe një faktor paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Postimi i presidentit Begaj:

Kosova 16 vjet Republikë.

Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në.

Gëzuar, Kosovë!

/abcnews

Related posts

Avioni turk pa pilot Bayraktar KIZILELMA kryen fluturimin testues

admin

“Mbi 730 mijë njerëz në veri të Gazës kanë mungesë të shërbimeve shëndetësore”

RTI

Ukraina po përballet me ‘katastrofë humanitare’, thotë OBSh-ja

admin