RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rezoluta e planifikuar e OKB-së kërkon armëpushim ‘të menjëhershëm’ dhe lirimin e pengjeve

rezoluta-e-planifikuar-e-okb-se-kerkon-armepushim-‘te-menjehershem’-dhe-lirimin-e-pengjeve

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kërkuar nga Algjeria dhe që pritet të votohet së shpejti kërkon një armëpushim “të menjëhershëm” në Gaza, sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

Versioni i fundit i tekstit, i parë nga AFP të shtunën, “kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar që duhet të respektohet nga të gjitha palët”, tha agjencia.

Ai gjithashtu “refuzon zhvendosjen e detyruar të popullatës civile palestineze” dhe “kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve”, shtoi AFP.

Më herët, ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield lëshoi një deklaratë duke iu përgjigjur raporteve se Algjeria planifikon ta vendosë rezolutën në votim të martën.

“Nëse do të dalë për votim siç është hartuar, ajo (rezoluta) nuk do të miratohet”, tha Thomas-Greenfield. /mesazhi

Related posts

Kongresi amerikan miraton Rezolutë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, del me kërkesa ndaj Serbisë

admin

Kultura e leximit në Kosovë vit pas viti po përkeqësohet

rezart morina

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të nëntën ditë në Marokun e goditur nga tërmeti

rezart morina