RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Shqipëria në BE, shpresoj të mos jetë e lidhur më me Maqedoninë e Veriut

rama:-shqiperia-ne-be,-shpresoj-te-mos-jete-e-lidhur-me-me-maqedonine-e-veriut

Kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih, gjatë diskutimeve në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, deklaroi se shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos jenë më ‘çift’ në rrugën e integrimit evropian si deri më tani.

Rama tha se, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin bashkë u bllokuan nga Bullgaria. Sipas tij, ky ishte një veprim anti- evropian i një vendi të BE-së, që nxit nacionalizma të panevojshme.

“Më duhet të them që po kërkoni ekspresin e pamundur. Këtu në Gjermani më duhet ta zbatoj këtë ekspres. Por këtu më shumë sesa ekspres, do ishte nevoja për kafe turke. Kjo kafe do përbëhej nga uji, pra që çdo gjë do të jetë në rregull. Po ashtu nga një lloj mase pluhuri kafe, që nënkupton, dhe shpresën që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, pasi herën e fundit që ishim ‘çift’, s’na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që na thanë s’lidhej aspak me Shqipërinë, por me Bullgarinë!!”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se janë zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe proceset e kontrollit të legjislacionit, “por s’jemi më çift, pra bashkë”.

“Përzierja e ujit me këtë masë pluhuri kafe, që është gati për t’u përshtatur, është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është rezultat i BE-së, që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve. Kjo nënkupton, që të lejojë vendet anëtare të përdorin, vendin e tyre në tryezën e BE si një levë kundër fqinjëve. Kjo është gjëja më anti-evropiane e mundshme”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, kjo metodë më pas jep pasoja edhe në vetë këto vende.

“Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin, dhe ato që dëmton ato janë të qepura tanimë, ndërsa jemi në një kohë kur kemi lënë pas nacionalizmin dhe po ecim përpara”, tha Rama.

Related posts

Presidenti Erdoğan i shpreh ngushëllime Libisë për përmbytjet vdekjeprurëse

rezart morina

Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli

rezart morina

Julian Assange lirohet pas marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e fajësisë! Themeluesi i WikiLeaks largohet nga Britania e Madhe me avion privat

admin