Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre me persona të lënduar ndërsa 25 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve festive, Policia e Kosovë ka njoftuar se ka shqiptuar 1119 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, njofton lajmi.net.
Ndërkaq, 29 persona janë arrestuar, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.