Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva thotë se Izraeli po kryen gjenocid kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës, duke e krahasuar me Holokaustin.
“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, por gjenocid. Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve”, tha Lula gjatë samitit të Bashkimit Afrikan.
Po ashtu Lula komentoi edhe vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ku tha se “Të bësh një akuzë është të banalizosh. Shpresoj që një mjek ligjor të japë një shpjegim se pse I burgosuri vdiq, kjo është e gjitha.” /abcnews