RTV AHIRETI
Lajme

BeH goditet nga një tërmet 4 ballë, epiqendra afër Sarajevës

beh-goditet-nga-nje-termet-4-balle,-epiqendra-afer-sarajeves

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, sipas matjeve të para, ka shqetësuar të hënën banorët e kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevës dhe rrethinës së saj, raporton Anadolu.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në orën 9:22 të mëngjesit, 12 kilometra në veri të Sarajevës, sipas të dhënave në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej gjashtë kilometrash dhe është ndier në disa qytete.

Nuk ka informacione për dëme të mundshme.

Related posts

VOA: Fati i propozimit për armëpushim varet nga Kryeministri Netanyahu dhe udhëheqësi i Hamasit në Gazë

admin

Mbi 350 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006

admin

Shkatërruesi i Marinës Amerikane mbetet pa energji për 4 ditë në Detin e Kinës Jugore

Kushtrim Guraj