RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania mbështet kryeministrin holandez Rutte për rolin kryesor në NATO

gjermania-mbeshtet-kryeministrin-holandez-rutte-per-rolin-kryesor-ne-nato

Gjermania i është bashkuar SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të mbështetur nominimin e kryeministrit holandez në largim, Mark Rutte, për shef të NATO-s, transmeton Anadolu.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane, në platformën sociale X njoftoi se kancelari Olaf Scholz mbështet emërimin e Mark Rutte-s si sekretar i ri i përgjithshëm i NATO-s.

“Me përvojën e tij të madhe, ekspertizën e tij të madhe në politikën e sigurisë dhe aftësitë e tij të forta diplomatike, ai është një kandidat i shquar”, shkroi Hebestreit, duke cituar fjalët e kancelarit Scholz.

57-vjeçare Rutte thuhet se ka mbështetjen edhe të Washingtonit, Londrës dhe Parisit.

Rutte ka nevojë për miratimin e të 31 aleatëve të NATO-s para se të emërohet për të zëvendësuar Jens Stoltenberg-un, i cili pritet të japë dorëheqje në muajin tetor pas dhjetë vitesh në detyrë.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, aleatët e NATO-s ranë dakord të zgjasin mandatin e Stoltenberg-ut me një vit tjetër deri më 1 tetor të vitit 2024.

Related posts

Çmimet në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, inflacioni për shtator arrin në rreth 13 për qind

admin

Presidentja Osmani viziton një fabrikë të armatimit në Kroaci

admin

Presidentja moldave: Do të votoja pro ribashkimit me Rumaninë, është e vështirë për ne të mbijetojmë vetëm

admin