RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit

ministri-svecla-priti-ne-takim-ambasadorin-jorezident-te-katarit

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Ministri Sveçlae njoftoi ambasadorin Al Dosari për mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit, administratës shtetërore efikase dhe shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e institucioneve tona për të garantuar siguri dhe stabilitet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër ambasadori Al Dosari shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të Katarit në ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona dhe gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave më të mira mes zyrtarëve tanë. Me theks të veçantë palët diskutuan edhe për potencialin dhe mundësitë e investimit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla dhe ambasadori Al Dosari u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe konkret mes ministrive të shteteve tona.

Related posts

Kurti dhe Peach flasin për sigurinë në Kosovë

Muhamet Ramadani

Haradinaj kujton të rënët e betejës së 10 gushtit të vitit 1998

admin

UNICEF paralajmëron: Fëmijëve në Sudan “u mbaron koha” ndërsa përkeqësohet kequshqyerja

Hevzi