RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LVV: 5 muaj nga sulmi në Banjskë, ende s’ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale

lvv:-5-muaj-nga-sulmi-ne-banjske,-ende-s’ka-aktakuze-nga-prokuroria-speciale

Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se janë bërë 5 muaj që prej sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në bazë të një postimi në Facebook nga kjo parti thuhet se tashmë janë shpalosur të gjitha provat dhe ende nuk ka ndonjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale.

“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast”, thuhet në postim.

Related posts

Pamje tro’nditëse/ Iz’raelitët to’rturojnë pa’lestinezin e pla’gosur, ush’tarët e lidhin në makinën e tyre

Muhamet Ramadani

Algjeria nis pastrimin e zonave të testimeve bërthamore franceze në Saharë

Kushtrim Guraj

Policia gjen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën që kishte hyrë nga Serbia

RTI