RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

kur-trupi-‘qan’-per-ndihme:-shtate-shenjat-qe-tregojne-sasi-te-tepert-te-hekurit-ne-gjak

Hekuri është një mineral shumë i dobishëm për jetën. Ai mund të gjendet në tokë, në diell, në yje, tek kafshët madje, edhe në trupin e njeriut

Roli i tij tek ky i fundit është transportimi i oksigjenit në qeliza. Për më tepër hekuri ndihmon edhe në akumulimin e oksigjenit në muskujt e trupit.

Ndër të tjera hekuri gjendet edhe në proteina, enzima si dhe hormone të ndryshme, të cilat janë thelbësore për mbijetesën e njeriut.

Gjithsesi përtej rolit që luan hekuri në trupin tonë sasia e tij duhet të qëndrojë normale. Shumë pak hekur, ose shumë hekur në trup mund të shkaktojë dëme serioze madje dhe të pakthyeshme.

Shpesh trupi ynë e balancon vetë sasinë e hekurit, mirëpo në disa raste të tjera duhet që sasia e hekurt të normalizohet me metoda të tjera mjekësore.

Duke qenë se më herët ju kemi njohur me shenjat që tregojnë mungesën e hekurit në trupin tuaj, sot do t’ju njohim me shenjat që tregojnë se në trupin tuaj ka tepricë hekuri.

Dhimbje artikulacionesh

Sasia e tepërt e hekurit do të akumulohet tek pjesa e artikulacioneve. Kjo sasi do të shkaktojë shkatërrimin e nyjeve dhe indeve duke sjellë si pasojë edhe dhimbje shumë të forta.

Dhimbje barku

Suplementet e hekurit mund të shkaktojnë të përziera dhe të vjella nëse konsumohen me stomak bosh. Shumë mjekë rekomandojnë që këto shtesa të merren në darkë, ose pas ushqimit për të mënjanuar këto efekte anësore.

Hekuri gërryen shtresën mbrojtëse të stomakut, ndaj dhe personat që kanë tepri hekuri në trupin e tyre shpesh ndjejnë të përziera, ose kanë dhe ndjesinë e të vjellit.

Lodhje

Lodhja kronike mund të jetë një efekt anësor i sasisë së tepërt të hekurit në gjak. Hekuri është përgjegjës për transportimin e oksigjenit në mushkëri, në inde dhe në qeliza. Hekuri përdoret nga trupi edhe për ndërtimin e hemoglobinës. Hemoglobina mban oksigjenin që transportohet drejt mushkërive dhe trupit. Për më tepër hekuri u jep muskujve mundësi që ta përdorin dhe ta akumulojnë energjinë.

Nëse sasia e hekurit është në nivele jo optimale, kjo do të bëjë që edhe sasia e energjisë që kalon në muskujt tuaj të mos jetë normale ndaj dhe do të ndjeni shpesh lodhje.

Sëmundjet neuro-degjenerative

Niveli i tepruar i hekurit mund të shkojë deri tek qelizat nervore që gjenden në tru. Hekuri në sasi të mëdha mund të shtojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet neurodegjenerative. Këto sëmundje mund të variojnë nga Parkinsoni deri tek Alzheimeri. Sipas studimeve personat e diagnostikuar me këto sëmundje kanë në trupin e tyre sasi të hekurit katër herë më të lartë se vlerat normale.

Efektet e hekurit në tru, nuk janë totalisht të njohura, por mjekët mendojnë se tepria e tij në trup mund të jetë e lidhur me sëmundje të rënda neuro-degjenerative.

Impotencë/Infertilitet

Sasia e tepërt e hekurit mund të akumulohet në organet riprodhuese të grave dhe burrave duke shkaktuar kështu edhe dëme.

Këto dëme mund të sjellin mosfunksionimin si dhe shkatërrimin e organeve riprodhuese. Kjo varet edhe nga sasia e hekurit si dhe nga koha gjatë së cilës kjo sasi është shtuar.

Diabet

Sasia e shtuar e hekurit mund të mblidhet në pankreas, duke sjellë që ky i fundit ta ketë të pamundur prodhimin e insulinës.

Duke qenë në këto kushte trupi i njeriut do ta ketë të pamundur të kontrollojë nivelin e glukozës në gjak dhe kështu shfaqet diabeti. Një pankreas i dëmtuar e ka të pamundur që të prodhojë, të ruajë dhe të përdorë insulinën në mënyrë efektive.

Mosfunksionimi i organeve/ Vdekje e parakohshme

Helmimi nga sasia e tepërt e hekurit mund të shkaktojë keqfunksionimin e organeve. Në rastet më të zakonshme organet që preken më shumë nga kjo dukuri janë zemra dhe mëlçia. Gjithsesi sasia e tepërt e hekurit mund të jetë fatale për çdo organ. Sëmundjet si aritmia, apo dhe rreziku i shtuar për sulmin në zemër janë të lidhura edhe me sasinë e tepërt të hekurit në gjak.

Gjithashtu mendohet se sasia e tepërt e hekurit lidhet me disa lloje të kancerit, siç janë kanceri i mëlçisë dhe kanceri i zorrës së trashë.

Related posts

Një gotë qumësht në ditë ofron veti të shumta për shëndetin

admin

3 zakone të përditshme që e përkeqësojnë stresin

rezart morina

Ushqimet që eliminojnë fryrjen e barkut

RTI