RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen një kosovar dhe një serb në Leposaviq, dyshohet se po kontrabandonin mallra

arrestohen-nje-kosovar-dhe-nje-serb-ne-leposaviq,-dyshohet-se-po-kontrabandonin-mallra

Janë arrestuar një shqiptar i Kosovës dhe një shtetas serb në Leposaviq.

Policia e Kosovës njofton se të dy dyshohen se po kontrabandonin mallra me kombin e tyre.

Ata janë ndaluar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Leposaviq / 25.02.2024-12:00 Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një mashkull me shtetësi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

Related posts

Borrell: ‘Nuk do të ndalemi’ derisa Irani të lirojë zyrtarin e arrestuar të BE-së

Muhamet Ramadani

A është Asociacioni kusht për KiE dhe çfarë mund të kërkohet tjetër deri në maj? Çfarë thotë Gerald Knaus

admin

Kërcënoi se do merrte peng dhe vriste drejtorin e FBI-së, arrestohet një person

admin