RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i kundërpërgjigjet Bërnabiqit: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo Kosova e Metohija

kurti-i-kunderpergjigjet-bernabiqit:-vendi-im-quhet-republika-e-kosoves,-jo-kosova-e-metohija

Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në kuadër të Samitit në Londër, kryeministrja në detyrë e Serbisë, Ana Bërnabiq, teksa ftoi për investime të huaja në vendin e saj, tha se qeveria e re do të formohet shpejtë, derisa disa herë iu referuar Kosovës, si “Kosovo Metohija”.

“Qeveria e re do të formohet shumë shpejti, besoj deri në fund të marsit. Unë jam kryeministre qysh nga viti 2017, do të shohim. Mirëpo ajo çka është me më rëndësi për investitorët është se Serbia të ketë një vizion të qartë se kah po shkon dhe rrugën që po e pret”, tha ajo.

Asaj iu kundërpërgjigj kryeministri Albin Kurti, i cili tha se vendi i tij quhet Republika e Kosovës dhe jo si iu referua Bërnabiq.

Ai tha se po t’i shkonte kësaj rruge do të duhej që ta quante Serbia e Vojvodinës apo Sanxhakut dhe të tjera.

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç është referuar këtu si Kosovo Metohija. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, pasi përveç Serbia do të duhej të thoja Serbia, Vjovodina, Sanxhaku, Toplica dhe Lugina e Preshevës dhe krahina e Demakut. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

Related posts

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

rezart morina

Goditja e rrjetit të komunikimeve të Hezbollahut, Gold Apollo: Pajisjet që shpërthyen në Siri dhe Liban u prodhuan nga një kompani me seli në Budapest

admin

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

rezart morina