RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia me angazhim serioz për sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë

policia-me-angazhim-serioz-per-sjelljen-e-te-dyshuarve-per-krime-lufte-para-drejtesise

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, për ta uruar për detyrën e tij të re.

Gjatë këtij takimi, Sveçla e njoftoi Hetemin mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë.

“Ministri Sveçla e njoftoi Drejtorin Hetemi mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve. Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Related posts

SHBA dhe aleatë paralajmëruar se do të zhvillonin stërvitje detare, Pekini nis patrullimet në Detin e Kinës Jugore

admin

Ministria e Tregtisë e vendos çmimin e ri për derivate, disa naftëtarë nuk po e përfillin vendimin

admin

Rruga Istiklal në Stamboll, përsëri e hapur për këmbësorët

admin