RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra persona përkujtojnë ushtarin amerikan që i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite

qindra-persona-perkujtojne-ushtarin-amerikan-qe-i-vuri-flaken-vetes-para-ambasades-izraelite

Qindra njerëz, duke përfshirë hebrenj amerikanë, u mblodhën në vendin e incidentit të djeshëm për të përkujtuar Aaron Bushnell-in, një ushtar i Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Washington, raporton Anadolu.

Në videon e publikuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale, Bushnell tha se ai nuk do të ishte bashkëpunëtor në gjenocidin në Gaza.

Demonstruesit që mbanin parulla, pankarta dhe flamuj palestinezë, protestuan kundër sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza me slogane të ndryshme. Anëtarët e grupit lanë lule dhe ndezën qirinj përpara ambasadës në kujtim të Bushnell-it.

Related posts

Qindra mijëra njerëz marshojnë nëpër qytete të Evropës, bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

rezart morina

24 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

admin

Nuk ka energji elektrike në Gaza për 52 ditë, thotë një përditësim i OKB-së

rezart morina