RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Njihuni me 11-vjeçaren nga Gaza, gazetarja më e re në frontin e luftës

njihuni-me-11-vjecaren-nga-gaza,-gazetarja-me-e-re-ne-frontin-e-luftes

Sumayya Wushah, 11 vjeç, është një nga gazetaret më të reja në Gaza. Ajo thotë se “nuk ka frikë” të raportojë nga Rripi i shkatërruar nga lufta, ku më shumë se 100 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori.

“Mamaja dhe babai im ishin të shqetësuar kur fillova, sepse ata e dinë që gazetarët janë në shënjestër. Por kur e panë që isha e vendosur të punoja në fushën e gazetarisë, ranë dakord”, tha ajo.

Wushah u frymëzua për të treguar histori palestineze nga Shireen Abu Akleh i Al Jazeera, një gazetare veterane që u vra nga snajperët izraelitë në Jenin.

“Edhe para luftës, ëndërroja të bëhesha gazetare dhe doja të provoja veten para botës. Modeli im është Shireen Abu Akleh. Zoti e mëshiroftë. Doja t’i tregoja veten botës siç bëri ajo, “tha Wushah.

“Kur largohem nga shtëpia, i them nënës dhe babait tim se kam besim te Zoti.

Nuk e di nëse do të shënjestrohem gjatë rrugës, kthimit apo edhe gjatë xhirimeve”, përfundoi ajo.

Related posts

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj ekipit të TRT Arabisht në Gaza

admin

Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë përfundimin e su’lmit iz’raelit në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani

Diaspora drejt Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare

Muhamet Ramadani