RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet nga homologu i tij në BeH

ministri-i-mbrojtjes-se-turqise-pritet-nga-homologu-i-tij-ne-beh

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yasar Guler, në kuadër të vizitës së tij zyrtare dyditore në Sarajevë, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, Zukan Helez.

Pas pritjes ceremoniale të delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, këndimit të himneve, prezantimit të raporteve, vizitës në njësinë e nderit në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, u zhvillua një takim zyrtar i delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, të kryesuara nga ministrat Helez dhe Guler.

Delegacioni turk, së bashku me ministrin Helez dhe deputetë, u mirëprit edhe nga shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BeH, gjeneralmajor Gojko Knezheviq.

Në vizitën e tij në Sarajevë, Guler gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në kuadër të vizitës dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, Guler ka vizituar sot Varrezat e Dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë.

Related posts

Anketa e IRI: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkan

RTI

A e injoroi Rusia paralajmërimin e sulmeve “ekstremiste” të SHBA?

admin

VIDEO/ “Do e dërgoj në frontin e luftës në Ukrainë”- Lideri çeçen bëhet viral në rrjet, shfaqet me mitraloz të montuar mbi një “Tesla”

admin