Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite organizojnë Forumin ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve. Forumi Ekonomik po mbahet në Prishtinë.
Pjesë e delegacionit nga Mbretëria e Arabisë Saudite, do të jenë mbi 50 top biznese nga sektor të ndryshëm të cilët do të shikojnë mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë.
Sektorët që do të marrin pjesë janë:
1. IT dhe Trajnime;
2. Hotelieri dhe shërbime të turizmit;
3. Patundshmëri;
4. Prodhim dhe përpunim i plastikës;
5. Gastronomi;
6. Shëndetësi;
7. Prodhim dhe përpunim i ushqimit;
8. Logjistikë;
9. Prodhim nafte dhe gazi;
10. Edukim;
11. Automobilistikë;