RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati palestinez paralajmëron për “vazhdimin e gjenocidit” nëse nuk arrihet armëpushim

kryediplomati-palestinez-paralajmeron-per-“vazhdimin-e-gjenocidit”-nese-nuk-arrihet-armepushim

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, paralajmëroi për “vazhdimin e gjenocidit” në Rripin e Gazës nëse një marrëveshje armëpushimi nuk arrihet brenda dy-tre javëve të ardhshme, raporton Anadolu.

“Nëse nuk jemi në gjendje në dy deri në tre javët e ardhshme të arrijmë një armëpushim, atëherë do të thotë se do të shohim një raund tjetër armiqësish, sulm në Rafah, një tjetër masakër dhe vazhdim të gjenocidit”, tha al-Maliki në margjinat e Forumit të Diplomacisë së Antalya-s.

“(Kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dëshiron t’i dëbojë njerëzit plotësisht nga Gaza, jo vetëm ta lërë Gazën të pabanueshme”, shtoi ai.

Lidhur me politikat izraelite në Bregun Perëndimor, al-Maliki tha: “Izraeli ka një interes afatgjatë jo vetëm për të qëndruar në Bregun Perëndimor, por gjithashtu për të zhvendosur njerëzit, për t’i nxjerrë nga Bregu Perëndimor në Jordani dhe për të aneksuar gjithashtu territorin palestinez”.

“Kjo është arsyeja pse ne shohim konfiskimin e përditshëm të tokës palestineze në Bregun Perëndimor, ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme, shkatërrimin e shtëpive palestineze, sulme të kolonëve, tërbim kudo”, shtoi ai.

“Teksa të gjithë fokusohen në gjenocidin që po ndodh në Gaza, ne duhet të kujtojmë gjithmonë se objektivi i vërtetë i Izraelit është Bregu Perëndimor, e ashtuquajtura Zona e Judesë dhe Samarisë”, shtoi ai.

Related posts

Rusia sulmon rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe raketë

admin

Partia Demokratike nuk regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

admin

Në Istanbul mbahet takim i lartë i sigurisë nën kryesimin e presidentit Erdoğan

admin6