RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

dhimbjet-qe-ju-shkaktohen-si-pasoje-e-mungeses-se-vitamines-d

Vitamina D është kruciale për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi që ndihmon t’i mbajë të shëndetshëm muskujt, eshtrat dhe dhëmbët.

Kjo vitaminë nevojitet edhe për ta rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup.

Mungesa e vitaminës D mund të shpie në komplikime serioze.

Sipas ekspertëve, ju mund të keni mungesë të vitaminës D nëse keni filluar të keni dhimbje të ndryshme në muskuj.

Ndonëse shkaktari i dhimbjes në muskuj ndonjëherë është i vështirë për t’u gjetur, sipas ekspertëve, një shkaktar i zakonshëm është mungesa e vitaminës D.

Më shumë se 70% e të gjithë njerëzve me dhimbje muskuj kanë mungesë të vitaminës D.

Kjo për shkak se mungesa e vitaminës D mund të shpie në një ndjeshmëri më të madhe të receptorëve në muskuj.

Tjerat simptoma të mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes së tepërt, sëmureni më shpesh se zakonisht dhe në përgjithësi keni më shumë dhimbje.

Related posts

Pse duhet të merrni vitamina nga ushqimi dhe jo nga suplementet?

admin

Ndiheni sikur po humbisni forcën tuaj? Vitamina që forcon muskujt

admin

Këto fruta të pyllit bëjnë mrekulli në trupin tonë

Muhamet Ramadani