RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BQK: Pranoni para vetëm përmes llogarisë bankare në euro

bqk:-pranoni-para-vetem-permes-llogarise-bankare-ne-euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përmes komunikimit elektronik (SMS) u ka bërë thirrje qytetarëve të që të pranojnë para nëpërmjet llogarisë bankare në euro. BQK-ja ka njoftuar po ashtu se qytetarët mund të kursejnë dhe këmbejnë para në cilën do valutë.

“Qytetarë të nderuar, pranoni para përmes llogarisë bankare në euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë. Hapni llogari me shërbime bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes”, thuhet në mesazh.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, kishte njoftuar lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare.

BQK-ja në planin 10 pikësh thotë se parasheh të kontribuojë veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare, si dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare./

Related posts

Erdoğan e quan “turp” praninë e Ne’tanyahut në OKB, kërkon veprime kundër Iz’raelit

admin

Izraeli tërheq të dërguarit në Irlandë dhe Norvegji

admin

Turqia dërgon pajisje kërkimi dhe shpëtimi në Iran, Erdogan: Thellësisht i pikëlluar për rrëzimin e helikopterit të Raisit

admin