RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen, më pas lirohen aktivistët e PSD-së

arrestohen,-me-pas-lirohen-aktivistet-e-psd-se

Janë liruar nëntë aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të cilët u arrestuan të enjten nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Azdren Shala.

Aktivistët u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Bëhet fjalë për Teutë Rrusten, Nol Nushin, Gëzon Kastratin, Zgjim Hysenin, Natyra Kuçin, Behar Retkocerin, Lisjan Perollin, Eliot Hashimin dhe Frashër Krasniqin.

Telegrafi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk ka pranuar konfirmim.

Related posts

Turqi: Votimet pranë mbylljes

Muhamet Ramadani

Vazhdon seanca konstituive – a do të votohen nënkryetarët?

Muhamet Ramadani

Mbytet varka me emigrantë pranë Ishujve Kanarie, 9 të vdekur dhe 48 të zhdukur

admin