RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska

iu-dogj-lokali,-nenkryetarja-e-zvecanit:-dyshoj-ne-severna-brigaden-dhe-ne-listen-srbska

Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Timonic, është djegur mbrëmë gjatë natës.

Vetë Timonic ka thënë se dëmi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Srbska dhe në të ashtuquajturën ‘Severna Brigada’, pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.

“Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën Srbska se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo para medieve.

Timonic ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi.

Po ashtu, sipas saj nuk ka pasur asgjë të dyshimt që mund të shkaktonte zjarrin.

Related posts

U vranë 3 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ISIS merr përsipër sulmin pranë një banke në Afganistan

admin

VIDEO/ Momenti kur Izraeli rrafshon me bombardime ndërtesën 22-katëshe në Bejrut, baza ku Hezbollah fshihte paratë!

admin

Ministrat e BE-së diskutojnë mbështetjen e ndihmës nga tërmetit për Turqinë dhe Sirinë

Muhamet Ramadani