RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

sami-lushtaku-dergohet-ne-zyrat-e-eulex-it-ne-fushe-kosove

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, mbrëmjen e sotme është ftuar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditura burime për teve1.info nga Komuna e Skenderaj.

Të njëjtat thanë se për momentin nuk dihet pse është ndaluar Lushtaku dhe se nuk kanë kontaktuar me të.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Lidhur me këtë Artan Qerkini, avokat i Selimit, tha se bastisja u krye nën dyshimin se ka prova për pengim të administrimit të drejtësisë, porse klienti i tij nuk është i dyshuar.

Avokati Qerkini u ankua për shkelje të të drejtave kushtetuese të Selimit. Ndërkaq, ai paralajmëroi ankesë për urdhrin e Gjykatës.

Related posts

Hardinaj njofton se nuk do të jetë më kandidat për kryetar të AAK-së

Muhamet Ramadani

Në shkurt mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më pas vendimi final

admin

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: NATO t’i trajtojë me seriozitet lëvizjet e Serbisë pranë kufirit

admin