RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flamuri i Suedisë ngrihet në selinë e NATO-s

flamuri-i-suedise-ngrihet-ne-seline-e-nato-s

Flamuri i Suedisë, e cila iu bashkua Aleancës si anëtarja e 32-të e NATO-s, zuri vendin e tij në selinë në Bruksel, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në selinë e NATO-s, morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Princesha e Suedisë Victoria, kryeministri suedez Ulf Kristersson, anëtarë të kabinetit suedez, ish-kryeministrja Magdalena Andersson e cila aplikoi për anëtarësim në NATO si dhe krerët e partive politike.

Para ceremonisë Stoltenberg dhe Kristersson mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Stoltenberg tha se Suedia ka zënë vendin e saj të merituar në NATO nën mbrojtjen e nenit 5. “Anëtarësimi në NATO është i mirë si për Suedinë, ashtu edhe për stabilitetin e rajonit verior dhe për sigurinë e të gjithë Aleancës sonë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin synoi të kishte më shumë kontroll mbi NATO-n dhe fqinjët e saj kur sulmoi Ukrainën dy vjet më parë. “Por, gaboi. NATO u bë më e madhe dhe më fuqishme”, shtoi Stoltenberg.

Kristersson falënderoi Stoltenbergun për përpjekjet si dhe vendet aleate për miratimin e anëtarësimit të vendit të tij. “Ne do të ndajmë barrën, përgjegjësitë dhe rreziqet me aleatët tanë”, tha kryeministri suedez.

Më pas, flamuri suedez u ngrit nën shoqërimin e himnit kombëtar dhe zuri vendin e tij midis flamujve të Türkiyes dhe Spanjës sipas rendit alfabetik.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fillim të atij viti.

Finlanda iu bashkua aleancës si anëtarja e saj e 31-të prillin e kaluar.

Related posts

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për afër 400 mijë fëmijë

admin

Rusia po ofron shumë para për vullnetarët e luftës në Ukrainë

admin

OBSH: Sëmundjet dhe uria do të ‘çojnë në më shumë vdekje’ në Gaza

admin