Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Türkiyes, Mahinur Özdemir Göktaş, në sesionin e 68-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Statusin e Gruas, u largua nga salla kur ministrja izraelite mori fjalën dhe tregoi reagimin e Türkiyes ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.
Ministrja Göktaş u largua nga salla e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme kur ministrja izraelite për Barazinë Sociale dhe Zhvillimin e Grave, May Golan, filloi fjalimin e saj.
Pasi Golan përfundoi fjalimin e saj, Göktaş u kthye në sallë dhe mbajti një fjalim, ku adresoi sfidat globale duke theksuar rëndësinë e përballjes me shkaqet kryesore, veçanërisht varfërinë dhe brishtësinë institucionale.
“Kur diskutojmë për çështjen e barazisë, nuk mund të injorojmë krizën e vazhdueshme dhe që po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore si rezultat i veprimeve të Izraelit kundër palestinezëve”, tha Göktaş.
“Duke dënuar me forcë sulmet në Gaza, Türkiye përsërit thirrjet e saj për armëpushim të menjëhershëm dhe shpërndarjen e shpejtë dhe të papenguar të ndihmave humanitare dhe thekson se qëndron në krah të popullit palestinez”, shtoi ministrja turke.
Ajo në fjalimin e saj rikujtoi rezolutën 1325-të të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është një pikë kthese e rëndësishme në trajtimin e ndikimit joproporcional dhe unik të konfliktit të armatosur tek gratë.
“Është jetike që dispozitat kryesore të rezolutës 1325 të OKB-së të zbatohen. Ne duhet që masakrën e vazhdueshme në Palestinë ta mbajmë në krye të axhendës globale dhe të dyfishojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj tragjedie. Ne duhet të bashkohemi në sensin tonë të përbashkët të dhimbjes dhe t’i bëjmë zërat tanë të dëgjohen më fortë”, u shpreh Göktaş.
Aile ve Sosyal Hizmetler Bakanı Mahinur Özdemir Göktaş, İsrailli mevkidaşı konuşmaya başlayınca BM oturumunu terk etti. pic.twitter.com/Q0S3YfeLH2
— Islamist Agenda (@islamistagenda) March 12, 2024