RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetëvendosje mblidhet në qendrat e saj, diskutohet për proceset politike të Kosovës

vetevendosje-mblidhet-ne-qendrat-e-saj,-diskutohet-per-proceset-politike-te-kosoves

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje në qendrat e saj ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë mbledhje u fol për çështjet politike aktuale që mbizotërojnë në vend.

Gjatë mbledhjes Kurit i përgëzoi aktivistët dhe opozitarizmit të asambleistëve në komunat ku VV është në opozitë.

Ndërsa Kurti ka folur edhe mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Republikës tonë në Këshillin e Evropës dhe çështjet tjera ndërlidhëse.

Komunikata e plotë:

Mbledhja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Qendrat e saj

Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! njëherazi Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, nënkryetarja e dytë, Mrika Limani-Myrtaj, Koordinatori i Qendrave, njëherazi deputeti Salih Zyba, si dhe nga kabineti qeveritar të pranishëm po ashtu ishin ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, njëherazi sekretar për mardhënie me jashtë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si dhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti.

Në pjesën hyrëse, kryetari i Lëvizjes njëherazi Kryeministri Kurti dhe sekretari organizativ, Alim Rama, ngritën një mori çështjesh organizative, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punëve në dy nivelet organizative, në Pika dhe Qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Rëndësi e veçantë iu dha nxitjes dhe dinamizimit të aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore.

Nga drejtues të qendrave po ashtu u ngritën dhe bashkëbiseduan çështje politike dhe organizative të rëndësishme për komunat prej nga vijnë.

Tek situata politike u diskutua mbi punët që po vijojnë dhe planifikimet e mëtutjeshme, për të cilat foli Kryeministri Kurti. Mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Republikës tonë në Këshillin e Evropës dhe çështjet tjera ndërlidhëse, folën edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, si dhe ministri i MKRS, njëherazi sekretari për marëdhënie me jashtë në LV, Hajrulla Çeku.

Strukturat drejtuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të intensifikojnë dinamikën dhe punën organizative në komuna gjithandej Republikës, me aktivitete të shtuara, zgjerim në struktura dhe anëtarësime të reja.

Related posts

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

admin

​Kaq ka rënë numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë

admin

Kosovë, mijëra pako me gjëra esenciale nisen për të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Türkiye

admin