Së fundmi, me diskriminim është përballur edhe një punëtore nga Suhareka, e cila tash e disa vjet punonte në një mobileri të qytetit.
Në një intervistë për Indeksonline, ish-punëtorja e mobilerisë ka deklaruar se vetëm për shkak se ka qenë duke agjeruar, shefi i punës ka obliguar atë dhe disa punëtorë të tjerë të lënë punën.
Punëtorët janë vendosur përpara aktit të kryer: ose të rrijnë në punë dhe të mps agjerojnë, ode të agjerojnë muajin e Ramazanit dhe të lënë punën.
Lidhur me këtë veprim, nga mobileria kanë refuzuar të përgjigjen për Indeksonline, teksa së dëmtuar, nga Inspektorati i Punës i kanë thënë se nuk janë kompetent të trajtojnë një rast të tillë.