RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi – Raketa

vdes-ish-shefi-i-sigurimit-te-thacit,-xhavit-ferizi-–-raketa

Ka ndërruar jetë ish-shefi i sigurimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi i njohur ndryshe si Raketa.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjetit social në Facebook.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes me datën 19 mars 2024 ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi – Raketa, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar, por krenar. Zemra e tij pushoft e qetë dhe pranë më të dashurve të tij. Në këto momente vetëm krenaria për të është më e madhe se dhimbja”, kanë shkruar familjarët.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e ka kujtuar ish-truprojën e ish-presidentit Thaçi si luftëtar e legjendë.

“Raketë, s’po mundem me besu që nuk je më. Në fakt, kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë. Epik. I madh. I pashëm. I guximshëm. I drejtë. Luftëtar. Legjendë. Pusho në qetësi. Kam me të kujtu përjetë”, ka shkruar Çitaku.

Related posts

Ukrainë: Vdes në një sulm ajror biznesmeni i njohur që merrej me tregtinë e drithit – VIDEO

admin

Iz’raeli raporton gjuajtje të reja me raketa nga Libani mes tensioneve në rritje

Muhamet Ramadani

Scholz: Kina duhet të ushtrojë ndikim mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

admin