RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Botërore alarmon për katastrofë urie në Rripin e Gazës

banka-boterore-alarmon-per-katastrofe-urie-ne-rripin-e-gazes

Gjysma e popullatës në Rripin e Gazës është në rrezik të pashmangshëm urie pasi mungesa e ushqimit po i afrohet niveleve katastrofike për më shumë se një milion njerëz, ka paralajmëruar Banka Botërore.

Gati gjashtë muaj pasi nisi lufta mes Izraelit e Hamasit, Banka ka thënë se veprime urgjente duhet të merren brenda dy muajve të ardhshëm për të parandaluar vdekjet nga uria.

Të dhënat nga Banka vijnë teksa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit të ofrojë qasje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për ndihmat përmes territorit, raportoi The Guardian.

Banka gjeti se nga popullsia prej 2.3 milionë e Gazës, 1.1 milionë njerëz janë në kategorinë e rrezikut më të lartë – njerëz në katastrofë – që nënkupton rrezikun nga vdekja për shkak të kequshqyerjes. 854,000 janë në kategorinë tjetër – njerëz në urgjencë – ku nevojitet veprim i menjëhershëm për t’u shpëtuar jetë. 12% të të tjerëve janë në kategorinë e tretë – njerëz në kriza. Askush në Gaza nuk u vendos në kategoritë ku hyjnë njerëzit që kanë siguri në ushqim.

Banka Botërore ka deklaruar se uria që po parashikohet, që mund të ndodhë kurdo nga tani deri në maj, po përkeqësohet nga një numër faktorësh hyjnë sulmet e vazhdueshme, dëmet në infrastrukturë, ndalimi i qasjes së ndihmave humanitare, e të tjera.

Duke theksuar numrin e njerëzve që përballen me uri katastrofike, Guterres ka thënë se liderët duhet “të veprojnë tani para se të jetë shumë vonë”.

Related posts

Gjermani, më shumë se 250 priftërinj dyshohen për abuzime seksuale në kisha

admin

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 200 ushtarë në 24 orët e fundit

admin

Udhëzuesi për rrugën më të shpejtë për qëndrim të përhershëm në Zvicër

admin