RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Përpjekja e Turqisë për në BE shumë e rëndësishme për “t’u lënë në agjendat e ngushta të disa vendeve”

fidan:-perpjekja-e-turqise-per-ne-be-shume-e-rendesishme-per-“t’u-lene-ne-agjendat-e-ngushta-te-disa-vendeve”

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) është shumë i rëndësishëm për “t’u lënë në agjendat politike të disa vendeve”, raporton Anadolu.

“Unë përsërita se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE është shumë i rëndësishëm për t’u lënë në agjendat e ngushta politike të disa vendeve”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij spanjoll, Jose Manuel Albares.

Deklaratat e tij erdhën pas një takimi të zhvilluar nga dy shefat e diplomacisë në Ankara.

Fidan tha se Spanja që nga fillimi ka qenë ndër vendet që mbështesin sinqerisht procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, duke theksuar se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik për Ankaranë.

Lidhur me Gazën, e cila aktualisht është nën rrethimin izraelit, ministri turk tha se Spanja është një nga vendet brenda BE-së që ka mbajtur një qëndrim parimor për Gazën që në fillim dhe që qëndron në krah të popullit palestinez.

“Qëndrimi i lavdërueshëm i Spanjës tregon gjithashtu se çështja palestineze është kauzë universale, që kapërcen identitetet fetare dhe etnike”, tha Fidan.

Ai tha se Turqia dhe Spanja janë dy vende të rëndësishme në pellgun e Mesdheut, i cili përballet me sfida të tilla si konfliktet, terrorizmi, ndryshimet klimatike dhe emigrimi i parregullt.

“Turqia dhe Spanja, të vendosura në skajet lindore dhe perëndimore të Mesdheut, i ndjejnë nga afër këto kriza. Si dy vende që luftojnë terrorizmin prej vitesh, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë forcimit të bashkëpunimit tonë të sigurisë”, theksoi Fidan.

Fidan gjithashtu tha se Samiti i 8-të Ndërqevitar Turqi-Spanjë do të mbahet në muajin qershor.

Më tej, ministri turk njotoi se gjatë takimit me homologun e tij spanjoll u shqyrtuan në detaje hapat që mund të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe gjithashtu u rishqyrtua bashkëpunimi i fortë në kuadër të NATO-s.

“Si reflektim i kësaj, Spanja ka vendosur një bateri ‘Patriot’ në Adana që nga viti 2015. Kjo sjellje, në përputhje me frymën e aleancës, është kënaqësi. Për më tepër, si dy aleatë, ne synojmë të avancojmë më tej bashkëpunimin tonë në industrinë e mbrojtjes me projekte konkrete”, theksoi ai.

Marrëdhëniet Turqi-BE

Turqia, tha më tej Fidan, shpreson në avancimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe institucioneve të BE-së me një “agjendë pozitive dhe të pavarur nga rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian”.

“BE-ja si një entitet më i lartë i ndarë nga vendet evropiane, ka një personalitet juridik të dallueshëm. Derisa ne zhvillojmë marrëdhënie të drejtpërdrejta me vendet evropiane, ne kemi një marrëdhënie të ndryshme institucionale me BE-në”, tha Fidan.

Fidan tha se marrëdhëniet e zhvilluara në shumë vende evropiane mund të jenë më të lehta dhe theksoi se gjatë zhvillimit të marrëdhënieve me BE-në duhet të merren parasysh vendimet që kërkojnë unanimitet brenda BE-së.

Duke theksuar se kjo situatë shpesh mund të funksionojë kundër Turqisë, Fidan tha se me rizgjedhjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2023, perspektiva e Ankarasë për anëtarësimin në BE nuk ka ndryshuar, duke përsëritur se synimet dhe vizioni strategjik i vendit mbeten të njëjta.

Duke theksuar se ka një proces për anëtarësim në BE, Fidan theksoi demosdoshmërinë e demonstrimit të vullnetit politik paraprakisht.

“Më vonë, ne dëshmuam se ky vullnet politik u gërrye dhe u zhduk gradualisht dhe një mentalitet dhe klimë krejtësisht e ndryshme politike mbizotëroi brenda BE-së në lidhje me Turqinë”, shtoi ai.

Ministri turk tha se ndër fushat që duhet të avancohen për të mirën e të dyja palëve në marrëdhëniet me BE-në janë përditësimi i unionit doganor, çështjet e vizave, privilegjet e ndryshme tregtare, si dhe zgjidhja e emigracionit.

Ai theksoi se këto janë çështje që kërkojnë punë intensive me BE-në, por se edhe në këto fusha nuk janë bërë gjithmonë përpjekje serioze.

Fidan theksoi se vitet e fundit, veçanërisht me ngjarjet që po shfaqen në rajon, perspektiva e sigurisë e marrëdhënieve Turqi-BE dhe NATO është bërë edhe më e spikatur.

Ai tha se ka çështje serioze të lidhura me sigurinë që duhet të diskutohen midis Turqisë dhe BE-së, si dypalëshe ashtu edhe në kuadër të NATO-s.

Duke theksuar “diskutimin e pamjaftueshëm” se çfarë mund të bëjnë të dyja palët, veçanërisht në lidhje me sigurinë rajonale dhe globale, Fidan theksoi nevojën për të nisur këtë bisedë.

Ai tha se për shkak të pamundësisë për të pasur një diskutim të shëndetshëm, të dyja palët nuk arrijnë të shohin përfitimet e rëndësishme që mund të lindin dhe shpesh nuk janë të vetëdijshëm për shtrirjen e boshllëqeve dhe rreziqeve që ai ekspozon.

Fidan shprehu besimin se të dyja palët duhet të nisin një diskutim të cilësisë së lartë, të bashkëpunimit gjeostrategjik të sigurisë, si brenda NATO-s ashtu edhe jashtë saj.

Diskutime mbi krizën humanitare në Gaza

Më tej, shefi i diplomacisë turke tha se me homologun e tij spanjoll patën mundësinë të vlerësojnë plotësisht implikimet e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare të katastrofës humanitare në Gaza, duke theksuar nevojën për një “armëpushim të menjëhershëm”.

Fidan tha se ndihmat humanitare duhet të shpërndahen menjëherë dhe pa ndërprerje, duke përsëritur besimin e tyre se paqja e qëndrueshme në rajon mund të arrihet vetëm në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete.

Ai theksoi se opinioni publik global i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund luftën në Gaza, megjithatë qeveria izraelite vazhdon të vrasë palestinezë të pafajshëm dhe të dënojë më shumë se dy milionë njerëz me uri.

“Ne jemi të sigurt për një gjë, anëtarët e qeverisë izraelite do të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer para drejtësisë herët apo vonë”, tha ai.

Ministri turk shtoi se kjo “mendësi raciste, e cila shkel ligjin ndërkombëtar dhe ndërgjegjen njerëzore, do të shtypet nën këmbët e gjithë botës”.

Fidan tha se Ankaraja vazhdon të ushtrojë presion të njëanshëm dhe shumëpalësh për të gjitha masat e mundshme për të krijuar presion ndaj Izraelit në të gjitha platformat ndërkombëtare ku është anëtare.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me parandalimin e tragjedisë atje, por ka të bëjë edhe me parandalimin e krizave më të mëdha globale dhe luftërave rajonale. Dikush duhet të jetë jashtëzakonisht mendje ngushtë për të mos e parë këtë. I gjithë njerëzimi, opinioni publik përkatës, me të vërtetë duhet të shohë se çfarë lloj fatkeqësish po paralajmëron kriza e Gazës dhe tragjedia humanitare atje”, tha Fidan.

Ai shprehu mbështetjen e plotë për hapat dhe propozimet e Spanjës si shtet dhe brenda BE-së, duke u shprehur se janë plotësisht pas tyre.

Ai tha se organizimi i një konference paqeje, njohja e shtetit të Palestinës dhe garancitë e reja të sigurisë janë me të vërtetë propozime alternative shumë të rëndësishme që kanë dalë në rrugën drejt zgjidhjes.

“Qëllimi ynë është se ky problem të zgjidhet në mënyrë të përhershme dhe të drejtë. Çfarëdo hapash që duhet të ndërmerren, qofshin sanksione, presion, veprim përmes aleancave ndërkombëtare apo drejt përdorimit të ligjit ndërkombëtar, ne do të përdorim të gjitha metodat për të ndaluar këtë padrejtësi dhe për ta zgjidhur këtë çështje përgjithmonë. Ky është qëllimi ynë”, tha Fidan.

Diskutime për luftën Rusi-Ukrainë

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan edhe për luftën Rusi-Ukrainë, e cila ka hyrë në vitin e tretë.

Fidan përsëriti “mbështetjen e fortë” të Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke theksuar pritjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që të arrihet sa më parë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me një vizion për të zhvilluar iniciativa të përbashkëta me Spanjën që do të bëjnë një ndryshim në çështjet globale. Duke marrë forcë nga trashëgimia kulturore e Anadollit dhe Gadishullit Iberik, ne nisëm Aleancën e Qytetërimeve në vitin 2005 me sipërmarrjen tonë të përbashkët. Ne jemi të vendosur të rrisim më tej rolin tonë pioner në promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, shtoi ai.

Shefi i diplomacisë spanjolle kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë të pakufizuar humanitare për Gazën

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, nga ana e tij, përsëriti urgjencën e një armëpushimi të shpejtë dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.

“Ne shprehëm nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm. Ne thamë se ndihma humanitare e pakushtëzuar duhet të arrijë në Gaza”, tha Albares në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij turk.

Albares theksoi rritjen e konsiderueshme të ndihmës humanitare të Spanjës që nga fillimi i konfliktit dhe përsëriti thirrjen për lirimin e të gjitha pengjeve.

Albares realizoi një vizitë zyrtare në Turqi për një takim dypalësh me ministrin Fidan dhe diskutoi marrëdhëniet Turqi-BE dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë krizën në Gaza dhe sfida të tjera në Lindjen e Mesme.

Ai tha se ata gjithashtu folën për “përpjekjet që mund të bëjnë dhe si mund të rivendoset paqja në Lindjen e Mesme”.

“Spanja po forcon politikën e saj të paqes me të gjithë botën dhe partnerët e saj”, tha ai.

Shefi i diplomacisë spanjolle theksoi se “e ardhmja e paqes në rajon kërkon krijimin e një shteti të përhershëm të Palestinës”.

“Shteti i Palestinës duhet të krijohet përgjithmonë”, tha ai.

Duke theksuar rëndësinë e paqes së qëndrueshme, ministri spanjoll theksoi se “siguria, paqja dhe stabiliteti” janë thelbësore jo vetëm për palestinezët dhe izraelitët, por edhe për “të gjitha kombet në Lindjen e Mesme”.

Ai theksoi “rolin e rëndësishëm që luan Turqia”, veçanërisht në dritën e “krizës së madhe me të cilën po përballet aktualisht bota”.

Siç tha ai, kjo krizë është diskutuar tërësisht në “sesione të stuhi mendimesh” midis ministrave të jashtëm.

Related posts

Antony Blinken në Katar me mision për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve

admin

Nis peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

admin

Dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse/ Gjykata cakton masë ndaj një mësuesi

admin