RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: SHBA-ja është përgjegjëse për krimet e Izraelit kundër civilëve në Gaza

hamasi:-shba-ja-eshte-pergjegjese-per-krimet-e-izraelit-kunder-civileve-ne-gaza

Hamasi dënoi shënjestrimin e drejtpërdrejt me mjet ajror pa pilot (dron) të ushtrisë izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës dhe mbajti përgjegjës administratën e SHBA-së për krimet që Tel Avivi ka kryer në Gaza, transmeton Anadolu.

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Rishq publikoi një deklaratë me shkrim pas paraqitjes së pamjeve ku ushtria izraelite goditi me dron 4 civilë në Gaza muajin e kaluar.

Ai e cilësoi si “një krim lufte të shëmtuar” shënjestrimin e drejtpërdrejtë dhe vrasjen e civilëve të pambrojtur nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës. “Ky krim i kryer paraqet edhe një herë para syve se në të vërtetë ushtria pushtuese përbëhet nga banda vrasëse të etur për gjak. Këto dëshmojnë se janë një ushtri e paligjshme që nuk kanë asnjë vlerë morale ose humane”, tha Al-Rishq.

Duke kërkuar që ky krim t’i shtohet dosjes penale të Izraelit i cili po gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Al-Rishq theksoi se “Edhe armët që vrasin civilët e pafajshëm janë armët e SHBA-së. Kjo e bën (presidentin amerikan Joe) Biden dhe administratën e tij bashkëfajtor të krimeve që kryhen”.

Al-Rishq mbajti përgjegjës presidentin amerikan Biden për krimet e kryera kundër civilëve në Gaza dhe mbrojti idenë e tij se edhe ata duhet të gjykohen si kriminelë lufte. Kanali Al Jazeera me qendër në Katar, publikoi pamjet që tregojnë se ushtria izraelite bombardoi me dronë 4 civilë palestinezë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në video shihet qartë se 4 civilët nuk mbajnë armë dhe se nuk përbëjnë ndonjë rrezik.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori deri më tani, përfshirë të paktën 14 mijë fëmijë dhe 9.220 gra janë vrarë 31.988 palestinezë dhe janë plagosur 74.188 persona të tjerë.

Related posts

Kurti për anëtarësim në KiE: Presim që gjithçka të shkojë mirë, janë vendet anëtare dhe ministrat e tyre, që e thonë fjalën e tyre

RTI

“Tiran i vogël”, Petkoviç: Kurti nuk mund të prishë lidhjet e serbëve me Serbinë

admin

Zgjedhjet në Turqi/ Në Stamboll numërohen më shumë se 70% e kutive, kundërshtari i Erdogan kryeson me mbi gjysmë milioni vota

admin