RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri

qeveria-ndan-mbi-250-mije-euro-per-procesin-e-votimit-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri

Qeveria e Kosovës në mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike, ka ndarë mbi 252 mijë euro për procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media.

“Kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 € për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në komunikatë.

Pas verifikimit të pensioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri, KQZ ka vendosur që më 21 prill të mbahet procesi i votimit.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet të votojonw mbi 50përqind e qytetarëve më të drejtë vote.

Qeveria ka miratuar edhe nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe
Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-152 për “Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore”, dhe shpallur me dekretin Nr. DL-013-2009, datë 30.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Related posts

SBASHK-u: Dita e dytë e grevës edhe më e fuqishme

admin

Shkolla gjermane një sistem i sëmurë? Problematikat me dhunën fizike edhe psikologjike, zonat ku janë më të përqëndruara

admin

Pritet një stuhi e fortë dëbore

admin