RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon “sulmin e tmerrshëm terrorist” në rajonin e Moskës

turqia-denon-“sulmin-e-tmerrshem-terrorist”-ne-rajonin-e-moskes

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, të cilit i tha se Ankaraja dënon “sulmin e tmerrshëm terrorist” në rajonin e Moskës, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan në bisedën telefonike shprehu dënimin e Turqisë, teksa i përcolli ngushëllimet kombit dhe qeverisë ruse.

Përpos kësaj, Ministria e Jashtme e Turqisë tha në një deklaratë: “Me pikëllim të madh mësuam për shumë vdekje dhe plagosje që rezultuan nga sulmi në një sallë koncertesh në Moskë këtë mbrëmje”.

Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), persona të armatosur vranë 40 persona dhe mbi 100 të tjerë plagosën gjatë të shtënave në një sallë koncertesh pranë Moskës.

Incidenti ndodhi në Krasnogorsk, një nga qendrat administrative të rajonit të Moskës, ku grupi muzikor Picnic po performonte në Crocus City Hall, sipas informacioneve paraprake. Artistët nuk u lënduan në sulm, thanë autoritetet ruse.

Më vonë u raportua edhe një shpërthim në vendngjarje, duke shkaktuar një zjarr të madh. Ministria ruse e Emergjencave tha se rreth një e treta e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa disa helikopterë po punonin për shuarjen e flakëve.

Fati i personave të armatosur mbetet i panjohur, ndërsa disa raporte thonë se ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Mbi 100 njerëz deri më tani janë evakuuar nga ndërtesa, njoftuan autoritetet ruse, ndërsa më shumë njerëz prisnin ndihmë në çati.

Related posts

Kurti: U konfirmua se Kosova plotëson të gjitha parakushtet për anëtarësim në KiE

admin

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt

admin

Erdoğan: Turqia mbetet ofruesi kryesor i ndihmave humanitare për Gazën

admin