RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kusari-Lila rreth letrës së krerëve të vendit për asociacion: Është veç një formalitet

kusari-lila-rreth-letres-se-krereve-te-vendit-per-asociacion:-eshte-vec-nje-formalitet

Sot në media ka qarkulluar një letër ku thuhet se krerët e shtetit janë zotuar se do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, e ka pranuar se krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti, i kanë dërguar një letër raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit.

Kusari – Lila tha se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim, i cili pritet të bëhet më 27 mars të këtij viti.

“Procedura standarde është se letra e krerëve të shtetit aspirues për anëtarësim duhet të përkushtohet për t’iu përmbajtur raportit që propozon anëtarësimin e shtetit të ri”.

“Letra nuk është asgjë më shumë se një formalitet që duhet përmbajtur, kurse pjesëve të raportit që iu referohet letra nuk janë pjesë por referencë tek opinioni i raportueses Bakoyannis”, tha Kusari – Lila, ka transmetuar Klankosova.

Tutje, ajo tha se opinioni për Kosovën e përmend Marrëveshjen Bazike në tërësinë e saj, për të cilën tha se i referohet tërësisë së obligimeve nga kjo marrëveshje e që sipas Kusari – Lilës, në të hyn edhe njohja de-facto nga Serbia e anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Related posts

Siria: Forcat izraelite po godasin Damaskun

admin

Britani, Sunak planifikon të ndalojë duhanin për brezat e rinj

admin

Votimi në veri, Qeveria i kërkon BE-së largimin e masave sanksionuese

RTI