RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier takon udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë

hovenier-takon-udheheqesit-e-odave-ekonomike-te-kosoves-e-serbise

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është takuar me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Në fotografinë e shpërndarë me Lulzim Rafunën dhe Marko Cadez, Hovenier ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin rajonal.

“Bisedë e mirë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.

Related posts

VIDEO/ Moti i keq gjunjëzon Greqinë, përmbytje katastrofike në disa zona! Edhe Mitsotakis anulon pjesëmarrjen në Forumin e Davosit për shkak të situatës

admin

Largohet një kamion-barrikadë në Zveçan, situata është qetë, por nën tension

admin

KFOR-i turk kryen patrullime në pikën kufitare me Serbinë

Muhamet Ramadani