RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ekspertët thonë se metoda “Wim Hof” e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike

ekspertet-thone-se-metoda-“wim-hof”-e-frymemarrjes-mund-te-zvogeloje-rrezikun-e-semundjeve-kronike

Metoda “Wim Hof” e ushtrimeve të frymëmarrjes dhe banjave me akull mund të ndihmojë sistemin imunitar të trupit, por nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse ajo mund të rrisë performancën e ushtrimeve dhe shëndetin e përgjithshëm, sipas shkencëtarëve.

Sipas një përmbledhjeje tregohet se frymëmarrja e kontrolluar dhe terapia e ftohjes mund të zvogëlojnë inflamacionin kronik. Inflamacioni, i cili ndodh kur sistemi imunitar i trupit shkon në mbingarkesë, shoqërohet me shumë probleme shëndetësore duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin, artritin reumatoid, astmën, Alzheimerin dhe sëmundjet kronike të veshkave.

Por aktualisht ka zbulime të përziera mbi efektin e metodës “Wim Hof” në aftësitë atletike të një personi, thanë studiuesit nga Universiteti i Warwick. Ekipi paralajmëroi gjithashtu se rezultatet, të publikuara në revistën “Plos One”, tregojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse metoda ofron të gjitha përfitimet që pretendon themeluesi i saj, atleti ekstrem holandez Wim Hof.

Doktori Omar Almahayni, nga Shkolla e Mjekësisë “Warwick” në Universitetin e Warwick, tha: “Rishikimi ynë sistematik nënvizon nevojën për hetime të mëtejshme mbi efektet e metodës “Wim Hof” mbi stresin, inflamacionin dhe shëndetin e përgjithshëm, duke ofruar njohuri të vlefshme për potencialin e saj si një plotësues”.

Almahayni shtoi se provat e deritanishme të cilat pretendojnë se kjo metodë funksionon duhet të trajtohen me kujdes.

Hof pretendon se praktikimi i metodës së tij mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies, rritjen e sistemit imunitar, rritjen e niveleve të energjisë, reduktimin e stresit, rritjen e qartësisë mendore dhe fokusin dhe rritjen e performancës sportive, shkruan Mirror.

Related posts

Këtë çaj nuk është mirë ta pini para gjumit

admin

Shenjat që ju jep trupi për t’ju treguar se s’po pini ujë mjaftueshëm

admin

Trajtimet kundër stresit nisin nga ushqimi

admin