RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Sulmuesit e Moskës kanë tentuar më parë sulme në Francë

macron:-sulmuesit-e-moskes-kane-tentuar-me-pare-sulme-ne-france

Grupi i sulmuesve që vranë të paktën 137 persona në Moskë javën e kaluar, më parë ka tentuar sulme në Francë, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron, raporton Anadolu.

“Ky grup i veçantë i përfshirë në këtë sulm ndërmori disa përpjekje në territorin tonë në muajt e fundit”, u tha Macron gazetarëve në Cayenne, kryeqyteti i Guianës Franceze.

“Do të ishte cinike dhe kundërproduktive për Rusinë dhe sigurinë e qytetarëve të saj, të përdorin këtë kontekst për ta kthyer atë kundër Ukrainës”, shtoi Macron.

Ai përsëriti solidaritetin e Francës me popullin rus dhe kujtoi se qeveria franceze, bazuar në informacione të besueshme, vendosi të ngrejë alarmin e saj të terrorizmit në nivelin më të lartë të dielën, pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Mbrojtjes të mbajtur në Pallatin Elysee.

Të paktën 137 persona u vranë dhe mbi 180 të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten kur grupi rock Picnic ishte gati të performonte në Sallën Crocus në rajonin e Moskës.

Grupi DEASH mori përgjegjësinë për sulmin.

Komiteti Hetues tha se arrestoi 11 persona, përfshirë katër autorët, në rajonin kufitar Bryansk duke shkuar në Ukrainë.

Gjykata e rrethit Basmanny të Moskës të dielën vonë akuzoi katër autorët për terrorizëm dhe miratoi paraburgimin e tyre deri më 22 maj.

Related posts

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, reagon për aksionin për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë

admin

Erdoğan bisedë telefonike me Zelenskyy-n, trajtohen tërmetet në Turqi dhe zhvillimet rreth luftës Rusi-Ukrainë

admin

Irlanda: Pushtimi rus i Ukrainës dëmton Këshillin e Sigurimit të OKB-së

admin