RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

S’ka marrëveshje për dinarin, pritet takim javën tjetër

s’ka-marreveshje-per-dinarin,-pritet-takim-javen-tjeter

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë përfunduar pa ndonjë rezultet takimet në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Kyenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi pas takimit ka thënë se ka nevojë edhe për një takim tjetër javën që vjen. Sipas tij propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë akoma larg njëra-tjetrës.

Gjatë ditës, u zhvillua një takim trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Më pas, Lajçak zhvilloi takime dypalëshe me dy delegacionet.

Ende nuk ka prononcime për media dhe nuk dihet nëse ka pasur pajtim për çështjen e dinarit.

Takimet e sotme ishin vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Në takimin e sotëm pritej që të diskutoheshin propozimet e secilës palë.

Related posts

Rritet në 100 numri i të vdekurve në protestën anti-OKB në RD të Kongos

Muhamet Ramadani

“Koha kërkon bashkim”, Lumir Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik

Muhamet Ramadani

A do e njohë Spanja pavarësinë e Kosovës? Ja kur votohet nisma në Parlament

admin