RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spitali Al-Amal në Gaza që u rrethua nga ushtria izraelite ka mbetur jashtë shërbimit

spitali-al-amal-ne-gaza-qe-u-rrethua-nga-ushtria-izraelite-ka-mbetur-jashte-sherbimit

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se spitali Al-Amal në jug të Rripit të Gazës ka mbetur jashtë shërbimit pasi forcat izraelite e rrethuan dhe detyruan punonjësit shëndetësorë të evakuohen, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se krahas punonjësve shëndetësorë nga spitali Al-Amal që ndodhet në qytetin Khan Younis u evakuuan edhe 6 pacientë dhe një shoqërues.

Ushtarët izraelitë rrethuan spitalin dhe detyruan punonjësit shëndetësorë dhe të plagosurit që të largohen nga objekti. Vihet në dukje se forcat izraelite bllokuan me barriera dheu edhe hyrjen e spitalit Al-Amal.

Spitali Al-Amal ka mbetur jashtë shërbimit për shkak të bllokimit të hyrjes së tij me barriera dheu dhe pasi forcat izraelite detyruan punonjësit shëndetësorë të largohen.

Ushtria izraelite e cila shpeshherë shënjestron spitalet dhe institucionet shëndetësore, rrethoi spitalin Al-Amal më 24 mars.

Forcat izraelite që sulmuan spitalin, vranë 2 persona, përfshirë një punonjës shëndetësor vullnetar dhe një palestinez të zhvendosur.

Related posts

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

admin

Mbi 61 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova këtë vit

admin

Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme i bën bashkë pushtetin e opozitën

rezart morina