RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të gjitha vendimet që miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

te-gjitha-vendimet-qe-miratoi-qeveria-e-kosoves-ne-mbledhjen-e-sotme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 07/60 të datës 27.01.2021 dhe Vendimit Nr. 08/121 të datës 25.01.2023 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Sipas këtij ndryshim-plotësimi, z. Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga z. Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu znj. Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga z. Berat Jashari, anëtar.

Gjithashtu është miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 04/143 të datës 24 maj 2023, sipas së cilit ndryshohet dhe plotësohet pika 1.5 e vendimit në fjalë si në vijim: 1.5. Znj. Adelina Berisha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, anëtare.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si dhe vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren” .

Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023, si dhe Raporti Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Related posts

Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

admin

Tërmeti në Marok, më shumë se 300,000 njerëz të prekur

admin

OBSH bën thirrje për lirim të menjëhershëm të stafit dhe pacientëve në spitalin al-Amal

admin6