RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu thotë se Izraeli do t’u rikthehet bisedimeve me Hamasin për armëpushim

netanyahu-thote-se-izraeli-do-t’u-rikthehet-bisedimeve-me-hamasin-per-armepushim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do t’u rikthehet bisedimeve me Hamasin për armëpushim.

Njoftimi i tij shënon një përpjekje tjetër në arritjen e një marrëveshjeje për të pauzuar luftën shkatërruese të Izraelit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite, raportoi AP. Përpjekjet nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti për të ndërmjetësuar marrëveshjen për armëpushim duket se ka ngecur ndërsa lufta po e kalon muajin e gjashtë që kur nisi.

Hamasi më herët ka sugjeruar që pengjet të lirohen në këmbim të përfundimit të luftës dhe tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza, hapjes së kufijve për ndihma dhe rindërtim, e lirimin e qindra të burgosurve palestinezë.

Netanyahu i pati quajtur këto kushte të Hamasit të pamundshme, ndërsa pati shtuar se pas çdo lirimi të pengjeve, Izraeli do të vazhdojë të luftojë deri kur Hamasi të shkatërrohet.

Hamasi besohet se po mban rreth 100 pengje, si dhe mbetjet e rreth 30 personave të vrarë në sulmin e 7 tetorit ose që vdiqën në mbajte.

Izraeli në luftën ndaj Hamasit ka vrarë mbi 32,000 persona. /koha

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara

admin

OKB: Do të bëjmë më të mirën për të siguruar vazhdimësinë e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit

admin

Situatë e qetë në veri të Kosovës pas skadimit të afatit për regjistrimin e automjeteve me tabela ilegale

admin6