RTV AHIRETI
Kuzhinë

Bakllava pa kore me jogurt: Shije e cila nuk harrohet!

bakllava-pa-kore-me-jogurt:-shije-e-cila-nuk-harrohet!

Ëmbëlsirë ideale për të gjithë familjarët

Në këtë recetë ju sugjerojmë t’i shtoni shije ëmbëlsirës tuaj të preferuar.

Përbërësit:

– 100 g arra të bluara,
– 100 g rrush të thatë,
– 1 gotë jogurt,
– 1 gotë e vogël vaj,
– 3 gota të vogla qumësht,
– 3 gota të vogla miell,
– 3 gota të vogla grizë,
– 1 qese pluhur për simite,

Sherbeti:

– 400 g sheqer,
– 500 ml ujë,
– Lëng të një limoni.

Përgatitja:

Në një enë qitni arrat, rrushin e thatë, jogurtin, qumështin, miellin, vajin, grizin, pluhurin e simiteve dhe të gjitha ngadalë përzieni mirë.

Të gjitha qitni në tepsi të lyer.

Ngroheni furrën në 180 gradë C.

Piqeni në furrë të ngrohur, derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të artë në të gështenjtë, rreth 30 min.

Priteni në forma të dëshiruara…

Vërejtje: Nëse i qitni shurupin e ftohur, bakllava duhet patjetër të jetë e ngrohtë – nëse qitni shurupin e ngrohtë, bakllava patjetër duhet të jetë e ftohtë.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Bakllava pa kore me jogurt: Shije e cila nuk harrohet! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

admin

Njihuni me shijen e re të Coca-Colës

rezart morina

Qoftere me mish peshku

rezart morina